Telenews

Osmani takon Plenkoviqin, e falënderon Kroacinë që është zë i fuqishëm për Kosovën

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është takuar me kryeministrin kroat, Andrej Plenkoviq, në Greqi.
Ajo tha se më të foli për raportet e mira mes dy vendeve, si dhe punën e vazhdueshme për forcimin e pozitës së Kosovës në arenën ndërkombëtare.
“Me kryeministrin Andrej Plenkoviq diskutova për përpjekjet tona të vazhdueshme për të forcuar pozitën e Kosovës në nivel ndërkombëtar dhe e falënderova për mbështetjen e palëkundur dhe zërin e fuqishëm të Kroacisë në favor të integrimit tonë euroatlantik”, ka shkruar Osmani në Twitter.
Përveç Plenkoviqit, Osmani sot takoi edhe homologun e saj slloven, Borut Pahor, të cilit po ashtu i shprehi falënderime për përkrahjen e Kosovës.
Presidentja Osmani po qëndron në Greqi ku ndër të tjerë është takuar me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis, ndërsa mori pjesë edhe në darkën e shtruar ku pjesëmarrës ishte edhe kryeministri shqiptar Edi Rama, si dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Të ngajshme

Investime miliardëshe në pritje, çfarë sjell Balkan Summit 2026?

Rrezarta Ramaj

Chris Brown dhe Usher anulojnë katër koncerte

Rrezarta Ramaj

Paraqitje fantastike, Partizani U19 kualifikohet tutje në UEFA Youth League

Rrezarta Ramaj