Telenews

Osmani takon presidenten Metsola: Parlamenti Evropian hapi dyert e para për Kosovën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot në Bruksel është pritur në takim nga presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, shkruan Gazeta Sinjali.

Në profilin e saj në Facebook, presidentja Osmani ka publikuar fotografi nga takimi me presidenten Metsola.

Ajo ka bërë të ditur se sot në Parlamentin Evropian janë hapur dyert e para për Kosovën

“Me miken e Kosovës, Presidenten Metsola, sot në Parlamentin Evropian – aty ku u hapën dyert e para për Kosovën”, ka shkruar ajo.

Ndërkaq, Osmani sot është pritur në takim edhe nga presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa.

Të ngajshme

Presidentja Osmani nuk përjashton sulme të reja

KushtrimGuraj

Limaj i shkon në konak Lushtakut, ka një mesazh për shtetin

Donat Hashani

Ramabaja: Për 20 vjet, Kosova u ndërtua por edhe u vjedh shumë – Investimet u bën në tri vitet e fundit

Donat Hashani