Presidentja Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim në Riad me Princin e Kurorës së Mbretërisë Hashemite të Jordanisë, Hussein bin Abdullah al-Hashimi, raporton Gazeta Sinjali.
Në një njoftim të bërë në ‘Facebook’, Osmani tha se Kosova dhe Jordania gëzojnë marrëdhënie të shkëlqyera bilaterale, të ndërtuara mbi miqësi, mirëbesim dhe bashkëpunim të ndërsjellë.
“Gjatë takimit, konfirmuam gatishmërinë për thellimin e partneritetit dhe diskutuam mënyrat për të hapur kapituj të rinj bashkëpunimi në fusha me interes të përbashkët, përfshirë mbrojtjen, tregtinë dhe teknologjinë e informacionit (ICT)”., shkroi presidentja.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

