Telenews

Osmani: Teatri dhe kinematografia humbën sot një aktore të shquar e të dashur për publikun

Gjatë ditës së sotme u bë e ditur se aktorja e njohur, Shirine Morina ka ndërruar jetë.

Presidentja, Vjosa Osmani ka ngushëlluar familjen, miqtë dhe komunitetin kulturor për ndarjen nga jeta të aktores.

“Aktorja Shirine Morina do të mbahet mend për origjinalitetin në lojën e saj skenike në teatër dhe rolet e shumta në serialet televizive,” shkruhet në njoftim.

“Ju përcjell ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes, miqve dhe komunitetit kulturor! Në këto çaste të rënda për familjen, bashkëndjej me ju dhe ju inkurajoj që të gjeni forcë në përballimin e dhimbjes.”

source

Të ngajshme

Haradinaj-Rushitit e pakicave: Mos vazhdoni të jeni pjesë e këtij turpi

Valjeta Turkaj

IKSHPK-ja alarmon për pasoja nga ndotja e ajrit, propozon marrjen e masave

Valjeta Turkaj

Ndalohen tre zyrtarë shtetërorë në Ferizaj

Valjeta Turkaj