Telenews

Osmani thotë se i kërkoi Kroacisë ta inicojë në BE heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se në takimet me presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski dhe me presidentin e Kroacisë, Zoran Milanoviq në Shkup ka folur për situatën në veri të vendit.

Osmani tha pas takimit të procesit të Bërdo Brionit se Milanoviqit i ka kërkuar ndihmë për heqjen e masave ndëshkuese të Bashkimit Europian ndaj Kosovës. ajo tha se pret që Kroacia të lëvizë e para për ta inicuar heqjen e masave.

“Presidentin Pendarovski e informova në detaje rreth hapave që Republika e Kosovës i ka ndërmarrë për shtensionim të situatës, por edhe sfidat me të cilat po përballemi. Po ashtu, me presidentin e Kroacisë diskutuam në detaje për këtë temë, dhe mbi të gjitha, për nevojën që BE-ja t’i largojë masat në raport me Kosovën, të cilat janë absolutisht joproporcionale dhe ne presim që shtetet që na kanë përkrahur aq fort, siç është Kroacia, të ndërmarrin hapat ndër të parat për të inicuar largimin e këtyre masave”, tha Osmani.

Presidentja tha se në takim, “në përgjithësi, nuk ka pasur ndonjë diskutim rreth çështjes së veriut”, pasi që, siç tha, “ajo nuk është çështje që iu takon disa prej shteteve të cilat morën pjesë në këtë forum”.

“Kjo, siç e dini, diskutohet vazhdimisht në takimet bilaterale që i kemi me miqtë tanë, qoftë me SHBA-të që janë partnerët tanë kryesorë strategjikë edhe për çështjet e sigurisë, qoftë me BE-në që është edhe mekanizmi ku ne synojmë të anëtarësohemi”, tha Osmani.

Kosova u pa përgjegjëse për tensionimin e fundit të situatës në veri të vendit, pasi Policia i asistoi kryetarët e komunave të futen në objektet komunale. Pasi mori ndëshkimin e BE-së, Kosova më pas u pajtua me bllokun europian për një plan për shtensionimin e situatës në veri.

Të ngajshme

Lansohet “Dritarja për investime të diasporës”, Kurti: 100 milionë euro për investimet e mërgatës

Erzana Fazliu

Ministria e Drejtësisë shpreh keqardhje për reagimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës

Erzana Fazliu

AGK-ja i kërkon Presidentes qëndrim publik për Ligjin e KPM-së

Erzana Fazliu