Telenews

Osmani tregon se çka do të flasë në OKB

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ndodhet në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ajo nga ora 21:00 sipas kohës tonë do të flas në seancën e Këshillit të Sigurimit.

Osmani tha se në këtë seancë do të flasë për agresionin e Serbisë më 24 shtator në Banjskë, ku u vra rreshteri policor Afrim Bunjaku.

“Do të rikonfirmoj angazhimin tonë për paqen dhe stabilitetin”, tha Osmani.

Në KS të OKB-së do të diskutohet raporti për Kosovën. /Telenews.al/

Të ngajshme

Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Rrezarta Ramaj

Qeveria mban të hënën mbledhjen e radhës në orën 09:00

Rrezarta Ramaj

“Lopa është nda prej tufës, ka shku në oborr të Gjykatës, shkova ta marr, përfundova në burg” – Rrëfimi i Hashim Miftarit për 48 orët e ndalimit

Rrezarta Ramaj