Telenews

Osmani tregon se çka i tregoi Leyen sot në takim

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen kishin diskutuar kryesisht për planin e ri të rritjes për Ballkanin Europian.

Osmani tha në një konferencë të përbashkët për media se takimi i sotëm “u fokusua në planin e ri të rritjes për Ballkanin Perëndimor, të cilin e prezantoi presidentja von der Leyen”, të cilin e quajti “hap të rëndësishëm drejt integrimit tonë në tregun e përbashkët europian”.

“Ky plan parasheh mbështetjen e Bashkimit Europian nëpërmjet rritjes së asistencës financiare për reformat të cilat duhet të ndërmerren në procesin integrues”, tha presidentja. /Telenews.al/

Të ngajshme

Gjendet i vdekur në pendën e Livoqit 32-vjeçari i zhdukur në Gjilan

Valjeta Turkaj

Projekti gjigant Prishtinë–Tiranë: Hekurudha e parë nëntokësore ndërshqiptare prezantohet në 28 Nëntor

Erzana Fazliu

Distria Krasniqi lufton për të bronztën

Erzana Fazliu