Telenews

Osmani udhëton në Dubrovnik për Samitin Ukrainë-Evropë Juglindore, do të mbajë fjalim

Presidentja Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Kroaci, ku do të përfaqësojë Kosovën në Samitin Ukrainë-Evropë Juglindore në Dubrovnik.

Osmani do të pritet në këtë samit nga Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkovic, me ftesë të së cilit ka shkuar atje, dhe Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, teksa do t’u bashkohet liderëve të tjerë nga Evropa Juglindore në seancën plenare. Në këtë seancë, Osmani do të mbajë edhe fjalim.

“Gjatë këtij samiti, pritet të riafirmohet mbështetja e palëkundur për integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës, rëndësia e sanksioneve kundër Rusisë, bashkëpunimi me BE-në dhe mbështetja e vendeve të Evropës Juglindore për Ukrainën”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Në njoftim thuhet se përveç pjesëmarrjes në seancën plenare, Osmani do të zhvillojë takime edhe me homologët e saj.

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 12 korrik

Erzana Fazliu

Ndotja e ajrit rrit rrezikun e tumoreve jo kancerogjene të trurit, zbulon studimi

Erzana Fazliu

Shtabet e Forcave të Kosovës dhe Shqipërisë takohen për të hartuar plan bashkëpunimi për periudhën 2025 -2028

KushtrimGuraj