Telenews

Osmani uron besimtarët ortodoksë për Pashkët

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të dielën e pesë majit ka uruar besimtarët ortodoksë për Pashkët.

Në një postim në platformën “X”, presidentja ka shkruar se kjo festë duhet të sjellë paqe dhe gëzim.

“Gëzuar Pashkët besimtarëve ortodoksë në Kosovë dhe në mbarë botën. Kjo ditë e ringjalljes dhe e ripërtëritjes të sjellë paqe dhe gëzim në të gjitha familjet tuaja”, thotë presidentja.

Ndryshe, besimtarët ortodoksë në të gjithë botën kremtojnë sot ngjalljen e Jezu Krishtit në meshën e pashkëve, tre ditë pas vdekjes së tij në kryq. Pashka është një nga kremtimet më të mëdha të ortodoksëve.

Festimet e Pashkës nisin me meshën e madhe të së shtunës mbrëma dhe përfundojnë me drekën tradicionale të së dielës. “Krishti u ngjall”, është “refreni” i kësaj dite festive i cili shprehet njëzëri nga të gjithë besimtarët duke trokitur vezën e kuqe të pashkëve që simbolizon gjakun e Krishtit.

source

Të ngajshme

Dortmundi barazon me Sportingun, kualifikohet në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve

Erzana Fazliu

Prokuroria kërkon pesë vjet burg për Dodikun

Donat Hashani

Bekim Jashari emocionon në ditëlindjen e Hamzës, zbulon se kë e kishte idol

Erzana Fazliu