Telenews

OSMANI URON PASHKËT: UROJ QË NË ÇDO FAMILJE TË MBRETËROJË PAQJA DHE LUMTURIA

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ua ka uruar Pashkët të gjithë besimtarëve ortodoksë.
“Gëzuar Pashkët të gjithë besimtarëve ortodoksë! Kjo festë është shëmbëllim i solidaritetit, dashurisë dhe shpresës për ditë më të mira, ndaj uroj që në çdo familje të mbretërojë paqja dhe lumturia”, ka shkruar Osmani.
Tutje Osmani ka thënë se Pashkët janë manifestimi i forcës sonë të përbashkët, humanizmit e solidaritetit.
“Pashkët janë manifestim i forcës sonë të përbashkët, humanizmit e solidaritetit, të cilat ngjallin shpresën për të ardhmen”, shtoi ajo.
Ndër të tjerash Osmani ka thënë se shumë besimtarë e kremtojnë këtë festë në një kohë kur paqja e liria në kontinentin tonë kërcënohen nga tirani dhe despotë.
“Fatkeqësisht, shumë besimtarë e kremtojnë këtë festë në një kohë kur paqja dhe liria në kontinentin tonë kërcënohen nga tirani dhe despotë. Andaj, solidarizohemi me shumë ukrainas që festojnë sot nën atmosferën e luftës”, ka shkuar ajo në Facebook.

Të ngajshme

Kica-Xhelili e ashpër ndaj Albulena Haxhiut

Miftar Zejnullahu

AGK: Sulmet ndaj gazetarëve janë rritur në vitin 2022

Miftar Zejnullahu

Selimi shpalos fakte tronditëse për Gjykatën Speciale

Miftar Zejnullahu