Telenews

OVL-UÇK bën thirrje për vazhdimin e protestës: Nesër, mëngjesi duhet të na gjejë të gjithëve në shesh –

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar sërish pas tensioneve dhe përplasjes mes Policisë së Kosovës dhe protestuesve gjatë protestës së sotme në Prishtinë.

Përmes një reagimi, OVL-UÇK ka bërë thirrje që kategoritë e dala nga lufta dhe qytetarët të mblidhen sërish nesër në sheshin e Prishtinës.

Sipas organizatës, protesta po zhvillohet me kërkesën për miratimin në lexim të dytë të Ligjit për Dhomat e Specializuara nga Kuvendi i Kosovës.

“Popull i dashur. Kategori të dala nga lufta e UÇK-së. Nesër, mëngjesi duhet të na gjejë të gjithëve në sheshin e Prishtinës. Të bashkuar dhe me dinjitet, për të mbrojtur atë që është e jona dhe për të dëshmuar se UÇK-ja na bashkon”, thuhet në reagimin e OVL-UÇK-së.

Të ngajshme

PK për protestën: 6 policë u lënduan, tre protestues u shoqëruan në stacion –

KushtrimGuraj

Arrestohet djali i vëllait të Hashim Thaçit, gjatë protestës –

KushtrimGuraj

Ramush Haradinaj i bashkohet protestës: Po më dhimbëseni ju dhe ata në Hagë –

KushtrimGuraj