Telenews

OVL UÇK nderon Tahir dhe Nebih Mehën: Sakrifica e tyre, simbol i rezistencës shqiptare

Në 45-vjetorin e rënies heroike të Tahir dhe Nebih Mehës, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së përkujtoi me nderim jetën, veprën dhe qëndresën e tyre.

Përmes një postimi në Facebook, OVL e UÇK-së tha se sakrifica e familjes Meha mbetet një nga simbolet më të fuqishme të rezistencës shqiptare.

“Sot, në 45-vjetorin e rënies heroike të Tahir dhe Nebih Mehës,  OVL UÇK përkujtoi me nderim jetën, veprën dhe qëndresën e tyre të pavdekshme për liri dhe dinjitet kombëtar”.

“Sakrifica e familjes Meha mbetet një nga simbolet më të fuqishme të rezistencës shqiptare, frymëzim i përhershëm për brezat që luftuan dhe vazhdojnë ta duan atdheun me të njëjtin ideal. Lavdi”, thuhet në njoftimin e organizatës.

Të ngajshme

Lajm pozitiv për Kosovën, Kreshnik Hajrizi rikthehet në fushë pas lëndimit

Rrezarta Ramaj

Grabitja e 8 mijë eurove në Gjakovë, një muaj paraburgim për të dyshuarin

Rrezarta Ramaj

Vitia: 53.4 për qind e grave me kancer të gjirit diagnostikohen në stadin e parë dhe të dytë

Rrezarta Ramaj