Telenews

Pa fitore në Riga: Kosova e përfundon me barazim ndaj Letonisë

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave e ka përmbyllur me barazim fushatën në Grupin 6 të Ligës C në Ligën e Kombeve. Në ndeshjen vendimtare për promovim në Ligën B, “Dardanet” barazuan 2-2 si mysafire ndaj Letonisë, në përballjen e zhvilluar të martën mbrëma në Riga.

Për t’u ngjitur një kategori më lart, Kosovës i duhej patjetër fitorja, pasi në ndeshjen e parë ndaj Letonisë kishte pësuar humbje në stadiumin “Fadil Vokrri”. Përkundër përpjekjeve të mëdha, vajzat e drejtuara nga trajneri Sami Sermaxhaj nuk arritën të realizojnë synimin e tyre.

Letonia kaloi e para në epërsi, kur në minutën e 17-të Marigonë Tahiri devijoi topin në rrjetën e vet, duke i dhënë epërsinë vendaseve me një autogol të pafat.

Kosova reagoi menjëherë. Vetëm tri minuta më vonë, Blerta Smaili barazoi rezultatin në 1-1. Në minutën e 31-të, kapitenia Erëleta Memeti realizoi golin e përmbysjes, duke e kaluar Kosovën në epërsi 2-1.

Megjithatë, në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë, Letonia arriti të barazojë rezultatin përmes Karifina Miksone, duke vulosur rezultatin përfundimtar 2-2 dhe duke i zbehur shpresat e Kosovës për kalim në Ligën B.

Të ngajshme

Italiani Davide Massa, gjyqtar i ndeshjes Shqipëri-Serbi

Valjeta Turkaj

Pajisje anti-dronë, 5 vjet burg për shkeljet – publikohet plani i masave për ndeshjen Shqipëri-Serbi

Valjeta Turkaj

Arbër Hoxha “pranon” humbjen nga Letonia për fitore ndaj Serbisë

KushtrimGuraj