Telenews

Pa vizë dhe vaksinë, Novak Gjokoviq tërhiqet nga US Open

Njëzet e një herë kampioni i Grand Slam-it, Novak Gjokoviq, ka njoftuar se është tërhequr nga gara e tenisit US Open.

Gjokoviq nuk është vaksinuar ndaj COVID-19 dhe rregullat amerikane përcaktojnë që çdo shtetas jo-amerikan duhet të vaksinohet plotësisht ndaj virusit në mënyrë që të pajiset me vizë dhe të hyjë në ShBA, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.

“Mjerisht, nuk do të mund të udhëtoj në NY këtë herë për US Open. Faleminderit për mesazhet tuaja të dashurisë dhe mbështetjes”.

“Shokëve të mi ju uroj fat. Do të jem në formë të mirë dhe një shpirt pozitiv dhe do të pres një mundësi për të garuar përsëri. Shihemi së shpejti bota e tenisit”, ka shkruar Gjokoviq në Twitter.

Drejtoresha e US Open, Stacy Allaster, tha se i vjen keq që Gjokoviq s’mund të jetë pjesë e këtij turneu.

“Novak është një kampion i madh dhe është shumë për të ardhur keq që ai nuk do të jetë në gjendje të konkurrojë në US Open 2022, pasi ai nuk është në gjendje të hyjë në vend për shkak të politikat e qeverisë federale të vaksinimit për qytetarët jo amerikanë” tha ajo.

Deklarata e US Open gjithashtu vuri në dukje se si rezultat i tërheqjes së Gjokoviqit që ndodh pas fillimit të kualifikimeve, në short duhet të përfshihet dikush tjetër.

Të ngajshme

Ardon Jashari, lojtari më i mirë në Belgjikë sipas drejtorit sportiv të përfaqësueses belge

KushtrimGuraj

Marcus Rashford i hapur për largim nga Manchester United – klubi i ka vendosur çmimin

KushtrimGuraj

Goditi me grusht futbollistin e Ajaxit, Federata holandeze nis hetimet ndaj portierit të Groningemit

Donat Hashani