Telenews

Pacolli: Kosova duhet të marrë pjesë në “Ballkanin e Hapur”

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Bexhet Pacolli ka bërë thirrje që Kosova të bëhet pjesë e “Ballkanit të Hapur”.
Ai ka thënë se dëshiron që Kosovën ta sheh në një klub me Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut.
“Sot në Ohër edhe Mali i Zi u bë pjesë e Open Balkan, ndërsa edhe Bosnja ishte aty në cilësinë e vëzhguesit. Dua ta shoh edhe Kosovën në një klub me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi, të mbështetur fuqishëm nga SHBA” ka thënë Pacolli.
Sipas Pacollit tashmë është momenti që përmes 3 kryeministrave shqiptar të merren vendime në favor të Kosovës.
“Është koha e duhur (kemi 3 Kryeministra shqiptar), aty mund të mirën vendime vetëm në favor të Kosovës, mos u frikësoni!” ka shtuar Pacolli.
Kosova nuk guxon të hezitoj dhe të paragjykoi në rrugën e integrimit euroatlantik të mbështetur nga SHBA. Ajo duhet të jetë aty ku flitet për urat, për integrimet dhe për ardhmërinë evropiane. Izolimi i duhet më së paku Kosovës (Edhe Bledi e Berlini i fundit nuk shkuan në favor te Kosovës). Nuk ka nevojë të frikësohemi nga vendi ku flitet për sfidat ka shtuar me tutje Pacolli.

Të ngajshme

Shoferi godet automjetin zyrtar, lëndohen dy policë

Valjeta Turkaj

Policia rrit prezencën, K9 në terren para ndeshjes Kosovë-Turqi

Valjeta Turkaj

Tentuan të hyjnë në Britani të fshehur në kamion, arrestohen dy shqiptarë

Valjeta Turkaj