Telenews

Pacolli: Mbi 300 vetura konvertuan targat në RKS

Deputetja nga Lëvizja Vetëvendosje, Fitore Pacolli ka folur rreth veturave me targa të Serbisë dhe kthimit të tyre në targa RKS.

Pacolli tha se janë ndërruar mbi 300 targa janë ndërruar në RKS.

“Janë konvertuar mbi 200 ose 300. Por, problemi është se nuk është mirë me fol për statistika dhe t’i publikojmë ato, sepse ne po e shohim që qytetarët që jetojnë në veri, kërcënohen çdo ditë dhe në momentin kur e kuptojnë që janë ndërruar targat, po i djegin veturat”, ka thënë tutje ajo në TV Dukagjini.

Sipas saj, djegia e veturave ndodh atëherë kur ka çeshtje politike të cilat i konvenojnë Presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

Sipas gazetarit të këtij televizioni, Dibran Istrefit, problem ka qenë se në kohën kur është kërkuar konvertimi i targave me muaj të tërë, janë konvertuar 8 apo 7 vetura dhe këto, siç ka thënë ai, janë djegur nga serbët.

Ndërkaq, deputete Pacolli tha se situata nuk është më kështu, ka ndryshuar plotësisht sepse deri në mars të këtij viti ka qenë shumë e mirë.

“Ka ndryshuar tani për shkak të zgjedhjeve në veri, për shkak të presionit, për shembull kur i djegën veturat e qytetarëve  për me i bërë ata të bëjnë presion me na ndiku neve për me u tërheqë, por ne nuk tërhiqemi në këso raste”, është shprehur Pacolli.

Të ngajshme

Moti për 5 ditët e ardhshme

Valjeta Turkaj

Ngjarjet e datës 2 qershor

Erzana Fazliu

Aksident në Kalimash, kamioni përfshihet në flakë

Valjeta Turkaj