Kryetari i AKR-së, Behxhet Pacolli, ka reaguar pas vrasjes së gruas shtatzënë në oborrin e Gjinekologjisë në Prishtinë, duke u shprehur i tronditur me rastin.
Pacolli i bëri thirrje autorit të vrasjes që të dorëzohet menjëherë në polici dhe kërkoi dënimin më të ashpër të mundshëm.
“Kush është ai burrë që ngre armë kundër një gruaje dhe në këtë rast një fëmijë në barkun e saj? Kush ka një zemër të tillë? Si mund të ndodhë kjo në qendër të Prishtinës. Ti që e ke bërë këtë duhet të dorëzohesh menjëherë. Dënimi juaj duhet të jetë më i ashpër ndonjëherë! Jam thellësisht i tronditur! Ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes të së ndjerës”, ka shkruar Pacolli në Facebook.
Policia ka konfirmuar se gruaja e vrarë është e moshës 35-vjeçare.

