Telenews

Pahor e njeh rajonin por si emisar i BE-së s’mund ta ‘transformojë’ dialogun

34 vjet karrierë politike mbi supe, në moshën 61 vjeçare. Ky është përkufizimi për sllovenin Borut Pahor, që shumë shpejt mund të zë vendin e sllovakut Miroslav Lajçak në karrigen e ndërmjetësuesit të dialogut, Kosovë-Serbi.

Karrierën politike e nisi në vitet 90-tësi delegat i Kuvendit të atëhershëm të Republikës Sllovene.

Deputet, kryetar i Listës së Bashkuar të Social Demokratëve, nënkryetar i Kuvendit, Kryeministër, e së fundi për dy mandate president i Sllovenisë.

Pahor nuk është i panjohur për hulumtuesit në Institutin, “MusineKokalari”. BelgzimKamberi, sllovenin e vlerëson si politikanë që e njeh mirë rajonin, por që nuk nënkupton se do të mund të përmbyset procesi i dialogut.

“Nga ana tjetër është edhe një person i cili njiher për bindjet e tij të fuqishme pro-evropiane, pro integrimit të Ballkanit Perëndimore në BE, por edhe kritik i politikave të BE-së. Në raport me zgjerimin në Ballkanin Perëndimor gjithë këto e bëjnë një profil të rëndësishëm edhe interesant edhe për Rajonin dhe zgjerimin por edhe prë nevojën e një normalizimi të marrëdhënieve. Në anën tjetër ai gjithashtu konsiderohet sikur një mik i kosovarëve por realisht edhe ka një qasje pozitive për të edhe në qarqe të ndryshme politike dhe institucionale në Serbi”, u shpreh Belgzim Kamberi nga Instituti “Musine Kokalari”.

Kamberi vlerëson se emisari Lajçak do të mbahet në mend për suksesin e planit franko-gjerman dhe zbatimin e disa marrëveshjeve paraprake, por që ka vend edhe për kritika konkretisht mungesa e zbatimit të plotë të marrëveshjeve.

Kur është fjala për Lajçakun, gazetari nga Shqipëria, Ben Andoni ka vlerësim dukshëm më të ulët. Ndërkohë për sllovenin Pahor ka mendim të përafërt me Kamberin.

“Edhe ardhja e z. Pahor për mendimin tim nuk është se do të sjellë ndonjë ndryshim të madh. I vetmi element që mendoj se ai mund të ndihmonte ishte këto ditë kur Kosova pret një mbështetje shumë të madhe për anëtarësim të shikonte që të shikonte të vendosej krah Kosovës për ta ndihmuar të futej në Këshillin e Evrops”, është shprehur gazetari, Ben Andoni

Kandidati për Emisar të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, BorutPahor është në përgatitje të një dokumenti për të ardhmen e këtij procesi.

source

Të ngajshme

Në mbledhje elektronike, qeveria bën dy emërime

Donat Hashani

Kandidati për prokuror të shtetit ndalohet për dhunë në familje nga Prokuroria e Prizrenit

Donat Hashani

Zyrtarja e lartë e PDK-së sot mban konferencë për media

Donat Hashani