Telenews

Pakistani lëshon raketa drejt Iranit, mbesin fëmijë e gra të vrara

 

 

Pakistani ka kryer sulme hakmarrëse me raketa në Iranin fqinj, dy ditë pas një sulmi të Iranit, i cili i tensionoi marrëdhëniet mes dy vendeve.

Autoritetet pakistaneze thanë se sulmet e tyre kishin goditur “strehë të terroristëve” në provincën kufitare, Sistan-o-Baloçistan, shkruan BBC.

Mediat iraniane raportuan se tri gra dhe katër fëmijë janë vrarë nga këto sulme.

Goditja nga Pakistani erdhi pas zemërimit për shkak të sulmit nga Irani, për të cilin Teherani kishte thënë se e kishte për qëllim goditjen e grupeve terroriste.

Të dyja vendet e kanë akuzuar njëra-tjetrën për kohë të gjatë për strehimin e grupeve militante që kryejnë sulme nga rajonet kufitare përgjatë kufirit të përbashkët.

Të ngajshme

“Sulm ndaj vendeve të rezervuara”, Duda Balje e ashpër ndaj një partie

KushtrimGuraj

Në mungesë të fondeve, Kosova rrezikon shërbimin për parandalim të vetëvrasjeve

Erzana Fazliu

E trishtë: 2-vjeçari shqiptar në Greqi humb jetën pasi u sulmua nga qeni teksa luante në oborrin e shtëpisë

Erzana Fazliu