Telenews

PAL LEKAJ DEKLAROHET I PAFAJSHËM PËR DHËNIEN E 53 MILIONË EURO KONSORCIUMIT “BECHTEL ENKA”

Në shqyrtimin fillestar që po mbahet në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Lekaj pas kohës që ka kërkuar për leximin e aktakuzës, u deklarua i pafajshëm.
Përpos Lekaj, për korrupsion akuzohen edhe ish- këshilltari i tij Eset Berisha, ish- zyrtari i Ministrisë së Infrastrukturës Nebih Shatri dhe Besim Tahiri, drejtor i Prokurimit Publik në Ministrinë e Infrastrukturës.
Të njëjtit, janë deklaruar të pafajshëm.
Prokuroria Speciale pretendon se Lekaj, Berisha, Tahiri dhe Shatri, kanë keqpërdorur detyrën zyrtare.
“Të pandehurit në emër të Ministrisë së Infrastrukturës dhe ndërmarrjes „Bechtel & Enka” kanë nënshkruar marrëveshje për shtyrjen e afatit të përfundimit të punimeve saktësisht edhe për 347 ditë të tjera, duke mos e përcaktuar koston financiare, veprim ky qe i lë hapur mundësinë “Bechtel & Enkas” që të kërkojë shumën në vlerë prej 63 milionë euro e cila kërkesë më pas ka zbritur në vlerën prej 53 milionë”, thuhet në aktakuzën e Prokurorisë Speciale.
Kjo aktakuzë u ngrit më 4 shkurt 2022.

Të ngajshme

OVL-UÇK thërret për nesër konferencë për media

Donat Hashani

​Bie sistemi, shtyhet procesi i numërimit të votave për asamble në Prishtinë

Donat Hashani

Numërimi për Kuvendet Komunale nis në ora 16:00 – Kjo është lista e 38 Qendrave

Valjeta Turkaj