Telenews

Pamje: Ja si ndërhyn Njësia Speciale për të ndaluar përleshjen me thika në Pejë

Para disa ditësh, në qendër të Pejës, dy persona sulmuan një tjetër dhe tentuan ta therin me thikë, por falë intervenimit të Policisë, u shmang eskalimi i situatës.
Gazeta Sinjali ka siguruar pamje nga ky rast që ka ndodhur më 20 maj, në rrugën “Tony Blair” të Pejës, ku shihet se si ndërhyn polici në rroba civile, për të parandaluar therjen me thikë.
Polici i cili është pjesë e Njësisë Speciale shihet teksa arreston njërin nga të dyshuarit dhe më pas arrestohet edhe personi tjetër, i cili mban në duar një thikë të madhe.


 

Të ngajshme

Muric dhe Vojvoda në 11-shën më të mirë të Kupës së Italisë

Yllka Gashi

Punëtori gjendet i vdekur në vendin e punës në Obiliq

Yllka Gashi

“Rasti i 400 kg kokainë”, të akuzuarit vepruan si pjesë e një grupi kriminal

Yllka Gashi