Telenews

Pamje nga kontrolli i detajuar në veturën e zyrtarit të MPB-së që u kap me rreth 18 kg drogë në Serbi – VIDEO

 

 

Zyrtari administrativ në Agjencinë për Regjistrim Civil, Drilon Berbati, është arrestuar para dy ditësh në pikën e kalimit kufitar në në Batrovc të Serbisë, pasi i njëjti u kap me një sasi të madhe të substancës së dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

Punonjësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme, iu nënshtrua një kontrolli të detajuar nga Policia kufitare në Serbi, ku më pas iu gjetën të fshehura në bagazhin e veturës 32 doza me marihuanë.

Sipas MUP-it serb, të cilët edhe kanë publikuar pamje nga momenti i kontrollit të veturës dhe drogës së sekuestruar, pesha e marihuanës që u gjet është rreth 18 kilogramë.

Me urdhër të Prokurorisë së Lartë Publike në Mitrovicën e Sremit, Berbatit i është caktuar fillimisht masa e ndalimit për 48 orë dhe brenda afatit ligjor, pritet që të merren edhe masa tjera ligjore ndaj tij.

Të ngajshme

Në Kojskë të Lipjanit vetura ra në ujë (FOTO)

Donat Hashani

Ra me veturë në përrua, shoferi i dehur nuk e ndihmoi pasagjerin dhe ik nga vendi i ngjarjes

Donat Hashani

Ngjarjet kryesore për sot

Donat Hashani