Mediat e huaja kanë publikuar disa pamje ku shihet një autokolonë që dyshohet se ka marrë kufomën e liderit të opozitës ruse Alexei Navalny nga burgu i tij në Arktik.
Autokolona thuhet se është parë dhe regjistruar nga kamerat, teksa familja e tij po vazhdon të kërkojë qasje për të marrë trupin e tij.
Siç raportohet, në furgonin që shihet në këto pamje besohet se ndodhej kufoma.
Faqja Mediazona, ka raportuar më 18 shkurt që në kamerat afër burgut të ashpër të Arktikut, të quajtur “Ujku polar”, janë parë katër makina që besohet se e kanë bartur trupin e Navalnyt.
Novaya ka raportuar, duke u bazuar në disa burime anonime, se në trupin e Navalnyt janë parë shenja të mavijosjes.
Mirëpo këto raportime nuk janë identifikuar në mënyrë të pavarur.
Familja e Navalnyt dhe ndihmës të tij të ngushtë, kanë konfirmuar vdekjen e tij në burg, dhe kanë kërkuar që t’iu dorëzohet trupi, mirëpo autoritetet e kanë refuzuar kërkesën, duke u kanë thënë avokatëve dhe nënës së tij, që “hetimet” për shkakun e vdekjes do të përfundojnë brenda javës.