Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit në komunën e Mamushës, ku një vajzë 22-vjeçare ka shpëtuar për mrekulli pasi u sulmua nga një ari.
Sipas pamjeve të siguruara nga kamerat e sigurisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:30, në një zonë ku më parë nuk është parë asnjëherë një kafshë e tillë.
Vajza ishte duke dalë nga shtëpia për t’u nisur drejt Prizrenit, kur papritur u përball me arin.
E trembur, ajo shpërtheu në panik dhe arriti të largohej në momentin e fundit, duke shpëtuar pa lëndime serioze.
Autoritetet lokale kanë nisur hetimet për të zbuluar se si kafsha ka arritur të hyjë në zonën e banuar dhe po punojnë për ta kapur dhe larguar në mënyrë të sigurt nga territori i komunës.