Telenews

Pamje të rënda: Taksisti turk qëllohet për vdekje brenda në veturë

 

 

Një 19-vjeçar është arrestuar pasi qëlloi tre herë pas shpine një taksist 44-vjeçar në Turqi.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Izmirit, kur 44-vjeçari Oguz Erge është ndalur për të marrë 19-vjeçarin, raporton cnnturk.

Në videon e siguruar nga kamerat e sigurisë, pas arritjes në destinacionin, 19-vjeçari e pyeti se sa para i detyrohet dhe përpara se 44-vjeçari të përgjigjet, ai e qëllon tre herë pas shpine brenda veturës.

Pasi e plagos rëndë, 19-vjeçari e godet në fytyrë taksistin që po rënkonte ndërsa i thotë “nuk duhet t’i besosh të gjithëve”.

Taksisti u dërgua urgjentisht në spital dhe pak orë më vonë ndërroi jetë, njoftoi ministri turk i Shëndetësisë.

Pasi u njoftua policia, oficerët shqyrtuan 110 orë pamje nga 70 kamera sigurie dhe përfundimisht gjetën 19-vjeçarin.

Në banesën ku u arrestua i dyshuari u gjet arma dhe paratë që i kishte vjedhur prej taksistit.

 

 

Të ngajshme

54 të lënduar nga aksidenti mes dy autobusëve në Athinë, mes tyre 17 fëmijë

Valjeta Turkaj

Mos prit të të zbulojnë rastësisht dil në vëmendje me Teleguide

Valjeta Turkaj

Mjegull në mes të vapës – Vlora mbulohet papritur

Valjeta Turkaj