Telenews

Panik gjatë spektaklit ajror, avioni bie pranë shikuesve

 

 

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Argjentinë ku një avion luftarak është përplasur me tokën, duke i marrë jetën dy personave që ndodheshin në të.

Avioni i periudhës sovjetike L-29 Delfin po merrte pjesë në një shfaqe ajrore në Villa Canas, një provincë në Santa Fe.

Ai kaloi me rreth 800 kilometra në orë shumë pranë të pranishmëve për të parë ngjarjen, por teksa tentoi të bëjë një rrotullim më pas nuk arriti të ngrihej dhe u përplas me tokën. Policia tha se viktimat ishin Gaston Vanucci dhe Gaston Vanucci, një specialist i akrobacioneve ajrore.

Shkaqet e aksidentit me dy viktima pritet të dalin pas mbylljes së hetimeve që tashmë kanë nisur.

 

Të ngajshme

Vendosja e tarifave ndaj aleatëve është ‘krejtësisht e gabuar’, thotë Starmer

Donat Hashani

Macron: Qëndrojmë me Ukrainën dhe Danimarkën, kërcënimet me tarifa janë të papranueshme

Donat Hashani

“Fake-news”: Taulant Balla mohon se “call-center” i hetuar nga SPAK është i motrës së tij

Donat Hashani