Papa Leo XIV u ka bërë thirrje fuqive të mëdha të botës që “të mos ketë më luftë” në mesazhin e tij të parë të së dielës drejtuar turmave në Sheshin e Shën Pjetrit që kur është zgjedhur.
Papa i ri, i zgjedhur më 8 maj, bëri thirrje për një “paqe autentike dhe të qëndrueshme” në Ukrainë, si dhe për një armëpushim në Gaza dhe lirimin e të gjithë pengjeve izraelite, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Ai gjithashtu recitoi lutjen Regina Caeli, në nder të Virgjëreshës Mari. Të shtunën, ai vizitoi një vend të shenjtë jashtë Romës dhe më pas u lut para varrit të paraardhësit të tij të ndjerë Françeskut brenda bazilikës së Santa Maria Maggiore.
Papa Leo do të ketë inaugurimin zyrtarisht në një meshë në Sheshin e Shën Pjetrit javën e ardhshme më 18 maj.