Telenews

Paparaci dezinformoi për imamin Husamedin Abazin, ky i fundit thotë se do ti padisë

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMSHK) ka miratuar ankesën e imamit Samedin Abazit, përfaqësuar nga avokati Arbër Jashari, kundër portalit Paparaci, duke konstatuar se media në fjalë ka bërë shkelje të Kodit të Etikës për shkak të raportimit të pavërtetë dhe mungesës së së drejtës për t’u përgjigjur.

Ankesa lidhej me shkrimin e publikuar nga Paparaci me titull: “Kurti vizitoi hoxhën Husamedin Abazi, i dyshuar për rekrutim të xhihadistëve dhe financim të terrorizmit”, për të cilin KMSHK gjeti se nuk ishte bazuar në prova dhe fakte.

Në vendimin e KMSHK thuhet se media ka shkelur Kapitullin II të Kodit të Etikës, që ndërlidhet me raportimin e së vërtetës, si dhe Kapitullin IV, i cili garanton të drejtën për përgjigje. Sipas KMSHK-së, portalit i mungonin prova materiale për pretendimet e bëra në shkrim, ndërsa nuk kishte dhënë hapësirë për qëndrimin e palës tjetër.

Pas këtij vendimi, Samedin Abazi ka bërë të ditur se rasti tashmë do të vazhdojë në rrugë gjyqësore kundër përgjegjësve të portalit.

Ky vendim konsiderohet një tjetër paralajmërim për mediat lidhur me respektimin e standardeve etike dhe profesionalizmin në raportim. /Telenews.al

Të ngajshme

Nga 1 prilli, kalimi Kosovë-Maqedoni e Veriut do të bëhet pa ndalesë të dyfishtë

KushtrimGuraj

Walker: Flamurin e UÇK-së e mbaj në dhomë të ndejës në Uashington

KushtrimGuraj

William Walker: Flamurin e UÇK-së e mbaj në dhomë të ndejës në Washington

KushtrimGuraj