Telenews

Paqartësi dhe heshtje: Bizneset kanë rrymë por s’dinë kush ua sjell, ZRRE-ja s’flet

paqartesi-dhe-heshtje:-bizneset-kane-rryme-por-s’dine-kush-ua-sjell,-zrre-ja-s’flet

As në ditën e dytë nga përfundimi i periudhës 60-ditore të furnizimit të përkohshëm nga KEK-u, si Furnizues i Mundësisë së Fundit, bizneset e mëdha, që nuk kanë kontrata, nuk e dinë se nga kush po e marrin rrymën.

Në heshtje dhe pa njoftim për të ardhmen e procesit të hapjes së tregut, ata nuk janë shkyçur, përkundër tejkalimit të afatit.

Duke vënë në pah paqartësitë në mungesë të njoftimit zyrtar, në Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë vazhdimin e furnizimit e lidhin me aktgjykimin e Gjykatës Komerciale, në të cilin thuhet se “anulohet në tërësi” vendimi i ZRRE-së për hapjen e tregut të energjisë elektrike për bizneset e mëdha.

“Çka ka ndodhë tash? Tash nuk e di askush çka është duke u bë, do të thotë shkyçje nuk ka, sepse vendimi nuk e lejon një gjë të tillë, derisa të dalë vendimi final”, ka thënë Kushtrim Ahmeti, Drejtor i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë.

Duke mirëpritur aktgjykimin dhe duke kërkuar hetime për procesin, Ahmeti e vlerësoi të çuditshme, siç u shpreh, “mbylljen e ZRRE-së pas krekosjes se kanë të drejtë deri në ditën e publikimit të aktgjykimit”

“Kam pritur që ZRRE-ja, së pari, të dalë menjëherë dhe ta sqarojë në publik e jo të fshihet në zyrë tash, e jo me nejtë gjithë ditën mbyllë nëpër mbledhje. Por të dalë prej momentin që e ka marrë aktgjykimin e gjykatës dhe ta sqarojë në publik, me ua dërgua edhe njoftimet kompanive që i ka qitë padrejtësisht, por edhe vetë kompanive që janë në proces më u thënë duhet ta stoponi këtë punë”, ka thënë Kushtrim Ahmeti, Drejtor i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë.

Duke përmendur pasojat financiare, Oda Ekonomike përsëriti kërkesën ndaj ZRRE-së për pezullim të procesit, duke thënë se ai vendim do të përbënte “akt patriotik”.

Bazuar në të dhënat preliminare, konsumi vjetor i bizneseve të përfshira në tregun e lirë vlerësohet të jetë rreth 550 GWh. Me çmimet aktuale të ofruara në tregun e lirë, kjo përkthehet në një kosto minimale prej rreth 120 milionë euro në vit. Nga kjo rezulton një dëm mesatar prej rreth 328 mijë euro në ditë, respektivisht rreth 10 milionë euro në muaj, si pasojë e moszbatimit të aktgjykimit të Gjykatës Komerciale nga ZRrE“, ka thënë ODA EKONOMIKE E KOSOVËS.

Më 30 Korrik u publikua një aktgjykim i Gjykatës Komerciale që e shpalli të jashtëligjshëm dhe e anuloi në tërësi njoftimin e ZRRE-së për nxjerrjen bizneseve në tregun e hapur nga 1 Qershori.

Megjithatë, As ZRRE, KEK e as KESCO nuk janë përgjigjur për këtë çështje./Dukagjini.com

Të ngajshme

Arrestohet një person me shtetësi zvicerane, i ofroi 20 euro ryshfet policit në “Sunny Hill”

Erzana Fazliu

Përditësohen të dhënat, kaq po presin mërgimtarët për të hyrë e dalë nga Kosova

KushtrimGuraj

E rëndë: Vdes motoçiklisti pas aksidentit tek salla “1 Tetori” në Prishtinë

Donat Hashani