Telenews

Paqe në Eindhoven mes PSV-së dhe Dortmundit

PSV Eindhoven dhe Borussia Dortmundi kanë barazuar 1-1 në ndeshjen e parë në kuadër të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.

Ishin mysafirët që dominuan në pjesën e parë, me çka edhe shënuan golin e epërsisë.

Ishte minuta e 24-të e takimit kur Marcel Sabitzer asistoi te Donyell Malen, që realizoi për 1-0.

Me kaq edhe përfundoi pjesa e parë, derisa edhe në të dytën pati një gol.

PSV ishte tejet me fat në këtë takim, pasi fitoi një penallti në minutën e 56-të.

Luuk de Jong u tregua i saktë nga pika e bardhë, duke barazuar shifrat në 1-1.

Ky rezultat shkon në favor të Dortmundit, duke ditur se në ndeshjen e dytë janë vendas dhe do të shpresojnë të kalojnë në çerekfinale nga Signal Iduna Park.

Të ngajshme

Vetëm një gol larg shifrës 300, Ronaldinho pritet të rikthehet në fushë në moshën 46-vjeçare –

KushtrimGuraj

Kosova me dy mungesa ndaj Irlandës, Zhegrova dhe Hoxha largohen nga grumbullimi –

KushtrimGuraj

Kuqezinjtë synojnë kreun e grupit, sot përballen me Bjellorusinë në Budapest –

KushtrimGuraj