Ish-presidenti i Serbisë, Sllobodan Millosheviq, i cili njihet edhe si “Kasapi i Ballkanit”, më 28 qershor 2001 u ekstradua në Hagë, pasi më 27 maj 1999 u bë publike aktakuza për krime lufte në Kosovë. Më vonë Millosheviq u akuzua edhe për krime edhe në Kroaci dhe gjenocid në Bosnjë e Hercegovinë.
Ai ishte ekstraduar me urdhrin e qeverisë serbe. Millosheviq u arrestua në Beograd më 1 prill 2001, pasi ishte përgjegjës për vdekjen e dhjetëra-mijëra njerëzve.


