Telenews

Para dhe pas shpërthimit, imazhet satelitore shfaqin digën Kakhovka që u hodh në erë

Imazhet satelitore shfaqin digën Kakhovka në Nova Kakhovka në rajonin e Khersonit që u hodh në erë nga rusët.

Aty shihen pamjet para dhe pas shkatërrimit të digës, e cila si pasojë tani ka mbuluar me ujë mbi 80 vendbanime, transmeton Telegrafi.

Në anën tjetër, autoritet ukrainase kanë bërë thirrje për evakuimin e mbi 20 mijë banorëve, kurse rajoni ku gjendet diga kontrollohet nga ushtria ruse.

Në zona të caktuara niveli i ujit ka arritur në mbi 11 metra, derisa ekspertë të fushës thonë se ka filluar ky nivel i madh i ujit të bie.

Uji që akumulohej shfrytëzohej për ftohjen e reaktorëve të centralit bërthamor Zaporizhzhia, kurse ekspertët vlerësojnë se nuk ka ndonjë mungesë të energjisë elektrike.

Të ngajshme

A po vjen PDK-RLL? Spekulime për një subjekt të ri politik në Drenas

Erzana Fazliu

Arrestohen katër persona në Pejë, dyshohen për zjarrvënie

Donat Hashani

Presidentja për bllokadën institucionale: Nëse s’ka zgjidhje deri në fundjavë, i drejtohem Kushtetueses

Donat Hashani