Më 11 korrik, në Bosnje e Hercegovinë shënohet 27-vjetori i masakrës së Srebrenicës.
“Vaksinë kundër gjenocidit dhe mohimit të krimeve të luftës nuk ka, por ekziston një antivirus efektiv: fakte të vërtetuara nga gjykimet para Gjykatë Penale Ndërkombëtare për Ish-jugosllavinë, Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe gjykatave kombëtare”, thuhet në pllakatë.
Eshtrat e 50 viktimave të gjenocidit në Srebrenicë, të identifikuara së voni, u varrosën të hënën në Qendrën Përkujtimore Potoçari – aty ku ndodhen varret e mbi 6,670 viktimave të tjera.
Masakra është cilësuar si mizoria më e rëndë në Evropë që prej përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, ndërsa Gjykata Ndërkombëtare e Hagës e ka njohur si gjenocid.
Më 11 korrik të vitit 1995, forcat serbe të Bosnjës kanë hyrë në Srebrenicë – zonën e shpallur të sigurt nga Kombet e Bashkuara.
Në ditët që kanë pasuar, ato kanë vrarë mbi 8,000 burra dhe djem myslimanë, ndërsa trupat e tyre i kanë hedhur në gropa në pyjet përreth.
Vrasjet kanë ndodhur për pak ditë, por procesi i gjetjes së trupave ka marrë vite dhe identifikimi dhe varrimi i eshtrave vazhdojnë ende.

