Gjykata Themelore në Ferizaj ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Shpëtim Ramës., i dyshuar për veprën penale “Sulmi seksual”.
Vendimi është marrë më sot, ndërsa ndaj të pandehurit ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale “Sulmi seksual”, nga neni 229, paragrafi 5, lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Rasti është raportuar në orët e para të 16 gushtit në fshatin Bibaj të Ferizajt, ku një 14-vjeçare kishte kërkuar ndihmë pasi, sipas deklarimit të saj, gjatë një udhëtimi me veturë ishte prekur pa pëlqimin e saj nga i dyshuari.
Siç raportoi ekskluzivisht, e mitura kishte kërkuar që të ndalej vetura te një pikë karburanti, prej nga kishte kërkuar ndihmë. Pas intervenimit të Policisë, i dyshuari ishte arrestuar dhe ishte shoqëruar në stacion policor.
Pas ndalimit prej 48 orësh, Prokuroria kishte kërkuar caktimin e paraburgimit, kërkesë të cilën tashmë e ka aprovuar Gjykata Themelore në Ferizaj.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

