Raporti i juristëve eminentë të Këshillit të Evropës konstatonte se, megjithë përputhjen e k
Sulmet e zyrtarëve të qeverisë në detyrë ndaj Gjykatës Supreme të Kosovës, pas vendimit që ndalon ushtrimin e njëkohshëm të funksioneve legjislative dhe ekzekutive, kanë rikthyer në vëmendje raportin e juristëve eminentë të Këshillit të Evropës.
Në raportin e publikuar më 27 nëntor të vitit 2023 vlerësohej se korniza ligjore e Kosovës përputhej me standardet e Këshillit të Evropës, por gjithashtu theksohej se në praktikë, sistemi gjyqësor nuk respektohej gjithmonë nga Qeveria e Kosovës.
Gjithashtu, në raport nënvizohej se “politikanët në pozita udhëheqëse nganjëherë kritikojnë vendimet e gjykatave në çështje të ndjeshme, duke përdorur gjuhë të papërshtatshme në një mënyrë që mund të cënojë pavarësinë e gjyqësorit” në Kosovë.
“Autoritetet e Kosovës duhet të respektojnë plotësisht pavarësinë e gjyqësorit, të përmbahen nga kritikat e panevojshme dhe të vazhdojnë përpjekjet për reformimin e sistemit gjyqësor në bashkëpunim me Këshillin e Evropës”, sugjeronte raporti që shërbeu si referencë për progresin e Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës.
ornizës ligjore me standardet evropiane, pavarësia e gjyqësorit në praktikë nuk respektohej gjithmonë nga udhëheqësit në Kosovë.
Kjo çështje ishte përfshirë edhe në raportin final të raportueses për Kosovën, Dora Bakoyanis, ndërsa krerët institucionalë ishin zotuar për përmbushjen e detyrimeve dhe rekomandimeve të Këshillit të Evropës, përfshirë respektimin e gjyqësorit në Kosovë.
Megjithatë, qeveria në detyrë e ka cilësuar “arbitrar”, “të motivuar politikisht” dhe “të pabazuar në ligj” vendimin e fundit të Gjykatës Supreme që konstaton se nuk mund të hysh nga dera e kuvendit si ligjvënës dhe njëherësh të qeverisësh si ministër, madje ka sulmuar edhe gjyqtarët, duke pretenduar se ligji nuk e ndalon këtë praktikë.