Telenews

Paralajmërimi ‘misterioz’ i Prindon Sadriut pas tensionimit të raporteve Osmani-Kurti

 

 

Në një kohë kur është vënë në pikëpyetje partneriteti bilateral mes Kosovës dhe ShBA-së – gjë e kumtuar edhe publikisht nga Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Jim O’Brien – Zotëriu i Parë, Prindon Sadriu është lëshuar në një gjuhë “thumbuese” por ama pa referent të përcaktuar.

Në një reagim pas shpërfaqjes në publik të raporteve të tensionuara mes Qeverisë dhe Presidencës, të cilat kulmuan dje me kritikat e ashpra të presidentes Vjosa Osmani ndaj Qeverisë dhe kryeparlamentarit Glauk Konjufca, Sadriu ka lëshuar një paralajmërim ‘misterioz’.

“Miqësia jonë me ShBA-në është ekzistenciale. Ata të cilët nuk e kuptojnë këtë sot, e kuptojnë nesër”, ka shkruar Sadriu, teksa ka rishpërndarë një postim të një takimi të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani me Peace Corps-ët amerikanë.

Paralajmërimi i Sadriut dyshohet se është një thumb për Qeverinë e Kosovës, e cila shpeshherë është kritikuar për pakoordinim me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tjerë të saj në raport me zhvillimet brenda dhe jashtë Kosovës.

Të ngajshme

Dorëheqja nga posti i kryetarit, PDK del me sqarime rreth vendimit të Hamzës A

Rrezarta Ramaj

Kosova pjesë e retorikës nacionaliste në prag të zgjedhjeve në Serbi –

KushtrimGuraj

Opozita kërkon rikthimin e dialogut strategjik me SHBA-në, VV-ja thotë se bashkëpunimi do të vazhdojë –

KushtrimGuraj