Telenews

Parandalimi i aksidenteve/ Policia rajonale e Ferizajt heq disa patentëshoferë brenda javës

Policia rajonale e Ferizajt ka realizuar disa aktivitete në identifikimin e kundërvajtësve të ndryshëm në komunikacion, me qëllim parandalimin e aksidenteve.

Në kuadër të këtyre aktiviteteve Policia rajonale e Ferizajt gjatë javës që shkoi, nga data 01-07/07/2024 ka shqiptuar 1587 gjoba kundërvajtëse dhe ua ka hequr 11 patentëshoferë drejtuesve që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion.

Ndërsa, janë raportuar 37 aksidente, prej tyre, aksidente me lëndime 17, persona të lënduar 24 dhe aksidente me dëme materiale 20.

Policia rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe u apelon shoferëve për kujdes të shtuar.

Ndërsa, ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë.

Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë stacionin më të afërt të policisë, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 & 0290/322-406.

Të dhënat tuaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

Të ngajshme

Detaje tronditëse – U përplasë nga një veturë teksa ishte në shiritin emergjent në autostradën “Arbën Xhaferi”

Donat Hashani

Pas paraqitjeve “live” në Tik Tok, Hajrizi lajmërohet edhe në emision: S’jam as në Kosovë e as në Ballkan (VIDEO)

Donat Hashani

OVL e UÇK-së në Ferizaj kërkon nga Shkupi lirimin e menjëhershëm të Blerim Ramadanit

Donat Hashani