Telenews

Parandalohen garat ilegale të shpejtësisë në Prizren, ngasësit gjobiten me nga 400 euro

Tejkalimi i shpejtësisë dhe garat ilegale janë ndër veprimet që më së shumti rrezikojnë sigurinë në rrugë. Në kuadër të angazhimeve në terren për parandalimin e aksidenteve, garave ilegale dhe kundërvajtjeve tjera në trafik, Njësitet Rajonale të Trafikut Rrugor në Prizren, gjatë patrullimit dhe mbikëqyrjes së trafikut rrugor, më datë 06.09.2026, rreth orës 03:47 minuta, në rrugën Ukshin Hoti në Prizren, kanë hasur dy automjete duke zhvilluar gara shpejtësie.

Të dy kundërvajtësit janë ndaluar menjëherë dhe ndaj tyre janë ndërmarrë masat ligjore për kundërvajtjet e shkaktuara, konkretisht kundërvajtësve iu është shqiptuar gjobë prej 400 euro, katër pikë negative dhe 10 muaj ndalim drejtimi të automjetit.

Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat e trafikut, të shmangin sjelljet e rrezikshme dhe të kontribuojnë në sigurinë e përgjithshme në rrugë.

 

Të ngajshme

Mbi 3,700 raste të reja vetëm për një vit, ky është kanceri që po prek më shumë kosovarët

Yllka Gashi

Aleanca mbledh sot Kryesinë

Yllka Gashi

Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në dy kantiere ndërtimi në Drenas dhe Gjakovë

Yllka Gashi