Telenews

Parandalohet kontrabandimi i telefonëve në Qendrën Korrektuese të Dubravës

Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton se sot në Qendrën Korrektuese të Dubravës është parandaluar futja e kontrabandës në institucion.

Sipas Shërbimit Korrektues, gjatë kontrollit rutinor të një vizitori, në mënyrë të kamufluar në trupin e tij, janë gjetur dhe konfiskuar dy telefona mobilë të tipit iPhone si dhe dy SIM kartela.

Lidhur me rastin është njoftuar Policia e Kosovës, ndërsa vizita është anuluar. Ndaj personit në fjalë janë ndërmarrë veprimet përkatëse sipas procedurave ligjore në fuqi.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë me kontrolle të rregullta dhe zbatim rigoroz të masave të sigurisë, me qëllim parandalimin e veprimeve të kundërligjshme dhe ruajtjen e rendit dhe sigurisë në institucionet korrektuese” thuhet në njoftim.

Të ngajshme

Shtrenjtimi i karburanteve prek xhepin e qytetarëve

Rrezarta Ramaj

Putini kërkon ndërprerje të menjëhershme të konfliktit në Iran

Valjeta Turkaj

Kryetari i GP të PDK-së: I shkuam Kurtit në takim edhe pas gjuhës fyese, e bëmë për Kosovën

Valjeta Turkaj