Telenews

Parandalohet një rast i kontrabandës me mallra prej 10 mijë euro në rrugën Preshevë-Gjilan

 

 

Policia dhe Dogana e Kosovës ka parandaluar një rast të kontrabandës me mallra në rrugën Preshevë-Gjilan.

Sipas komunikatës, më 20 mars, u ndaluar vetura me targa të Serbisë. Drejtuesi i automjetit nuk ka zbatuar urdhëratë për ndalje dhe ka tentuar të kthehet në drejtim të Serbisë. Në dalje të fshatit Pasjan, kanë arritur të ndalojnë automjetin e dyshuar me drejtues Q.H., dhe pasagjer Y.Sh., që të dy nga Presheva.

Gjatë kontrollit të automjetit, është vërejtur se në veturë kishte të ngarkuara disa thasë me nxehëse të ndryshme për bojlerë dhe shporet elektrik (934 copë, mall me origjinë nga Serbia, vlera e tregut është mbi 10 mijë euro.

“Lidhur me rastin, të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ku me urdhër të prokurorit drejtuesi i automjetit ndalohet për 48 orë, malli i kontrabanduar dhe automjeti sekuestrohet dhe  dërgohen në terminalin doganor-Dheu i Bardhë”, thuhet në komunikatë.

Të ngajshme

AME-ja përditëson të dhënat: Disa rajone sot u përballen me vërshime, disa ishin të qeta

KushtrimGuraj

Gjysmëvjetori i dytë: Nisja e mësimit të hënën ende e pasigurt

KushtrimGuraj

Durmishi njofton për gjendjen e rrugëve pas reshjeve të shiut dhe borës

Erzana Fazliu