Telenews

​Parandalohet një rast kontrabande në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë

Në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, zyrtarët e Shërbimit Korrektues kanë arritur të parandalojnë një rast të kontrabandës.

Gjatë patrullimit të perimetrit të brendshëm dhe të të gjitha zonave përreth, në zonën 01 është hasur në gjëra të dyshimta.

Pas kontrollit, është vërejtur një qese (çorape) e mbyllur, ku brenda saj ishte një telefon dhe një substancë e dyshuar narkotike.

Lidhur me rastin është themeluar Komision Hetimor i brendshëm, ndërsa është njoftuar edhe policia.

Shërbimi Korrektues i Kosovës(SHKK) mbetet i përkushtuar në luftimin e kontrabandës dhe nuk do të qëndrojë duarkryq përballë dukurive negative që rrezikojnë rendin dhe sigurinë.

source

Të ngajshme

Kadrijaj: Do ta jap nënshkrimin për zhbërjen e Speciales, nëse na kërkohet –

KushtrimGuraj

Si shkojnë procedurat për të apeluar vendimin e Speciales? –

KushtrimGuraj

Mbi 6 orë nga aktgjykimi, ministrja e Drejtësisë ‘çele guri gojën’ për dënimin e katërshes

KushtrimGuraj