Në Gjykatën Themelore të Prishtinës sot është mbajtur seanca gjyqësore ndaj Faton Klinakut dhe Nuredin Selmanit, të dyshuar për kanosje ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
Pjesëmarrës në seancë ishte edhe vetë Kurti, i cili pas prezantimit bëri me dije se nuk ka angazhuar avokat dhe se do të përfaqësojë veten në këtë rast.
E lidhur me këtë paraqitje të Kurtit në gjykatë, ka reaguar avokati Arianit Koci. Koci ka komentuar paraqitjen e kryeministrit Kurti, i cili teksa deklarohej, nuk ishte ngritur në këmbë.
Koci ka thënë se në komunikim me gjykatën, të gjitha palët ngritën në këmbë, përveç atyre që nuk e pranojnë gjykatën. Teksa ka thënë se Kurti ka nevojë për këshilltarë që nuk i vardisen dhe që nuk ia bëjnë qejfin.
Postimi i plotë i Arianit Kocit:
Në komunikim me gjykatën, të gjitha palët ngritën në këmbë, përveç atyre që nuk e pranojnë gjykatën.
“Nuk ngritëm në këmbë, se e pranoj vetëm gjykatën e Allahut” – ka pas deklaruar një i akuzuar për terrorizëm.
Kryeministri po rrin ulur, e po deklarohet.
Keq. Shumë keq!
Nuk po aludoj asgjë.
Faji është i gjykatës.
Është dashtë ta këshillojë të dëmtuarin. Të kërkoj të ngrihet në këmbë kur flet.
P.S.
Albin Kurti ka nevojë për këshilltarë që nuk i vardisën; që nuk ia bëjnë qejfin.