Telenews

Paraqitja e Oltës në emision e inskenuar, Luizi: Më shpejt e nxori regjia foton dhe emrin në ekran, se sa hapi telefonin

Kiara Tito ishte e ftuara e radhës në emisionin “Goca dhe Gra”, ku ka folur për jetën dhe karrierën profesionale.

Gjatë intervistës ndodhi një moment i papritur, kur moderatorja Ori Nebijaj vendosi të telefononte aktoren dhe ish-banoren e Big Brother VIP 2, Olta Gixharin, për të diskutuar një temë që po trajtohej në panel.

Telefonata solli edhe një moment miqësor midis dy ish-rivaleve të reality show-t.

Olta e përshëndeti Kiarën me shumë sportivitet dhe i dërgoi përshëndetje edhe partnerit të saj, Luiz Ejlli, me të cilin ajo nuk ka pasur kontakt pas përfundimit të spektaklit.

Megjithatë, reagimi i Luizit nuk vonoi. Fituesi i edicionit të dytë të BBV publikoi një reagim ironik në Instagram, duke vënë në dyshim spontanitetin e momentit:

“Më shpejt e nxori regjia foton dhe emrin në ekran, se sa bëri ajo të hapte telefonin. Krejt rastësisht dmth, meqë kështu ishte edhe tema,” ka shkruar ai.

Të ngajshme

Enca tërheqëse në paraqitjen e fundit

Donat Hashani

Janë bërë një vit, Arbenita Ismajli thotë se po i bën mirë jetesa në Dubai

KushtrimGuraj

Ndërron jetë në moshën 51-vjeçare, legjenda e R&B-së, D’Angelo

KushtrimGuraj