Telenews

Parashikimi i motit

 

 

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe mjaft i nxehtë veror. Parashihen edhe vranësira lokale, ndërsa orëve të pasdites mund të ketë zhvillime të këtyre vranësirave të cilat mund të kushtëzojnë rrebeshe të izoluara të shiu me vetëtima dhe bubullimë, kryesisht në viset kodrinore-malore. Temperatura maksimale deri në 31 apo 32 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe mjaft i nxehtë veror. Rrallë në disa rajone pasdite parashihen rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë. Temperaturat maksimale deri në 33 gradë Celsius.

Ditëve të ardhshme na pret mot kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë veror. Disa rajone do të kenë fatin të freskohen nga rrebeshe shiu me vetëtima, bubullimë dhe breshër. Zhvillimet do të jenë në zona të izoluara. Temperatura maksimale të dielën në Kosovë mund të shkojë deri në 34 gradë Celsius.

Të ngajshme

Hill: Shpresoj që çështja e Banjskës të shkojë në gjykatë dhe të ketë njëfarë përgjegjësie për atë

The Geopost publikon përgjimin e dytë të Bedri Shabanit – konfirmohet takimi fizik me oficerin e BIA-s

Sveçla: Patrullimet e përbashkëta të Policisë së Kosovës dhe Shqipërisë do të fillojnë prej datës 1 korrik