Telenews

Parashikimi i motit për ditën e zgjedhjeve në Kosovë: Kush voton herët, përgatitet për të ftohtin

Gjatë fundjavës zgjedhore më 8 dhe 9 shkurt 2025, në Kosovë pritet mot kryesisht stabil, me diell dhe vranësira të shpërndara, por me temperatura të ulëta, sidomos në orët e mëngjesit.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se të shtunën me 8 shkurt moti do të jetë me diell dhe pjesërisht i vranët.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga -5°C deri në -3°C, ndërsa maksimalet nga 5°C deri në 8°C.

Era do të fryjë nga verilindja me intensitet të lehtë deri mesatar.

E diel, 9 shkurt – Dita e zgjedhjeve – Moti parashihet të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara.

Temperaturat minimale do të zbresin deri në -6°C, ndërsa maksimalet do të mbeten në intervalin 5°C – 8°C.

Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-3 m/s.

Votuesit që dalin herët në mëngjes duhet të jenë të përgatitur për temperatura të ulëta, ndërsa gjatë ditës kushtet do të jenë më të favorshme për dalje në votime.

Të ngajshme

Valon Lluka mbetet në paraburgim, Apeli ia refuzon ankesën

Rrezarta Ramaj

“Mbindërtim në Teatër, e Prishtinën s’e lejojnë as me gërry asfalt”, Rama kritikon Qeverinë

Rrezarta Ramaj

Aksioni në veri, sekuestrohen 22 automjete dhe mallra në vlerë mbi 200 mijë euro

Rrezarta Ramaj