Telenews

Parashikimi i motit për sot

Dita e fundit e gushtit vazhdon të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik, duke mundësuar mot të paqëndrueshëm, me diell dhe vranësira të cilat herë-herë kanë mundësi të sjellin reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Ekziston rrezik që nëpër vende të kufizuara reshjet e shiut të shoqërohen me breshër apo breshnizë, raporton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-29 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë dhe lokalisht e fortë.

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 28 shtator

Rrezarta Ramaj

Nesër seanca në mungesë ndaj 21 të akuzuarve për dëbimin e mbi 800 mijë shqiptarëve gjatë luftës së fundit në Kosovë

Rrezarta Ramaj

Takimi Kurti-Hamza, këto janë tri çështjet që u diskutuan

Rrezarta Ramaj