Telenews

Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vazhdim

 

 

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe me pak gjasa për ndonjë reshje atmosferike. Vranësirat do të jenë të pakta dhe erërat do të fryjnë nga perëndimi dhe jugperëndimi. Temperatura maksimale deri në 28 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta lokale. Parashihet një ditë kryesisht stabil në tërë viset tona.

Të mërkurën pak më nxehtë, por pasdite vonë në veri të Kosovës dhe Mal të Zi priten rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Në viset tjera kryesisht pa reshje ose me ndonjë zhvillim të izoluar në viset kodrinore-malore.

Nga e enjta temperaturat në rritje, kurse për fundjavë nxehtësi tropikale, megjithatë parashihen zhvillime të rrebesheve të izoluara të shiut me vetëtima dhe bubullimë kryesisht në viset kodrinore-malore.

Të ngajshme

Vitia: 53.4 për qind e grave me kancer të gjirit diagnostikohen në stadin e parë dhe të dytë

Rrezarta Ramaj

Rama: 2500 euro shpërblim shtesë për çdo polic në këtë front, nga janari do të rrisim dhe rrogat

Rrezarta Ramaj

Pse të dielave na kap mërzia kur afrohet e hëna? Fenomeni që shumë njerëz e përjetojnë, por pak e kuptojnë

Rrezarta Ramaj