Telenews

Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe mjaft i ngrohtë për këtë periudhë kohore. Do të fryjnë erëra të ngrohta nga jugu, juglindja dhe jugperëndimi, varësisht nga rajoni në rajon. Pasdite vonë dhe në mbrëmje mund të ketë ndonjë rigë ose rrebesh afatshkurtër shiu. Gjatë natës dhe mëngjesit tjetër dendësim i madh i vranësirave dhe reshje shiu, herë pas here intensive.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot kryesisht me diell, ndërsa në disa vise vranësira më të theksuara dhe reshje lokale shiu. Në Mal të Zi dhe veri të Shqipërisë do të ketë shtim të vranësirave dhe nganjëherë reshje e rrebeshe lokale shiu. Në mbrëmje vonë intensifikim i reshjeve.

Në viset tjera pritet mot kryesisht me diell dhe mjaft i ngrohtë për këtë peirudhë kohore.

E Mërkura sjell përkeqësim dramatik të motit. Priten vranësira të dendura dhe reshje e rrebeshe intensive shiu. Fronti i ftohtë atmosferik jashtëzakonisht i pasur me lagështirë do të depërtojë në trojat tona me reshje të dendura shiu e rrebeshe intensive. Në Shqipëri priten rrebeshe mjaft intensive shiu me vetëtima dhe bubullimë, ndërsa në Kosovë pas rrebesheve me bubullima në Dukagjin priten reshje mjaft të dendura shiu në tërë territorin. Temperaturat shënojnë ulje të ndjeshme, ndërsa reshje shqote e bore do të ketë në viset e larta malore.

Reshje e rrebeshe shiu si dhe ulje e temperaturave të mërkurën priten edhe në Maqedoninë e Veriut dhe Luginën e Preshevës.

Të enjten përmirësim substancial i motit, ndërsa reshje të reja priten vonë të premten dhe gjatë fundjavës. /Telenews.al/

Të ngajshme

Dogana ndalon dy çanta luksoze “Hermes” të padeklaruara në Vërmicë, me vlerë mbi 16 mijë euro

Valjeta Turkaj

Çallaku: Koha për qeveri të reformës institucionale

Valjeta Turkaj

Kryeministri palestinez thotë se duhen pesë vjet dhe miliarda dollarë për të rindërtuar Gazën

Valjeta Turkaj