Telenews

Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim, në Kosovë dhe rajon

Sot në Kosovë pritet të kemi mot me vranësira dhe lokalisht me intervale kohore me diell. Herë pas here, vende-vende priten reshje shiu të cilat pak më intensive pritet të jenë në rajonin e Dukagjinit. Në lindje, verilindje dhe disa vise në pjesët qendrore të vendit priten fare pak reshje.

Në Shqipëri sot pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu. Reshje të herëpashershme intensive dhe rrebeshe të fuqishme priten në zonat bregdetare dhe në jug të vendit. Edhe në Mal të Zi sot pritet mot i vranët dhe me reshje shiu.

Në Maqedoninë Veriore sot pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe reshje lokale shiu në perëndim të vendit. Gjatë natës reshjet do të shtrihen në pjesët tjera të Maqedonisë së Veriut. Në Kosovën lindore nesër pritet mot me intervale kohore me diell dhe vranësira e riga lokale shiu.

Të dielën na pret mot kryesisht i vranët e me reshje lokale shiu. Në Shqipëri reshjet do të pushojnë, për të vazhduar në Maqedoninë Veriore dhe Kosovë. Temperaturat do të shënojnë ulje për shkak të erërave verilindore.

Të hënën na pret mot më i ftohtë, me intervale kohore me diell dhe vranësira e riga lokale shiu kryesisht të dobëta. Nga e marta stabilizim i motit.

Të ngajshme

PDK me tubim të madh në Drenas, Hamza: Drenasi do ta gëzojë vëmendjen që e meriton në qeverisjen time

Erzana Fazliu

Haradinaj merr mbështetje në Korishë, premton uljen e çmimit të energjisë elektrike

Erzana Fazliu

Villa Bellevue: Relaks dhe Luks afër liqenit të Batllavës

Erzana Fazliu