Telenews

Parashtrohet kërkesë që Vuçiqi të paraqitet si dëshmitar në rastin “Panda” në Pejë

Përfaqësuesi ligjor i prindërve, djemtë serbë të të cilëve u vranë në kafenenë “Panda” në Pejë, ka dorëzuar në Prokurorinë për Krim të Organizuar (TOK) kërkesën për të dëgjuar presidentin serb Aleksandar Vuçiq si dëshmitar.

Në kërkesë thuhet se prindërit kërkojnë që Vuçiq të dëgjohet në lidhje me deklaratat për masakrën në lokalin “Panda”, raporton Danasi serb, përcjell Insajderi.

Siç thuhet, Vuçiq, më 26 dhjetor 2013, në Tv Pink deklaroi se “Krimi në ‘Panda’ nuk është bërë nga shqiptarët, siç kemi besuar deri më tani. Publiku do të tmerrohet kur të zbulohet e vërteta”.

Dy vjet më vonë, në një konferencë për media në Qeverinë e Serbisë, më 11 dhjetor 2015, Vuçiq tha se ishte pothuajse i sigurt se çfarë ndodhi në kafenenë “Panda”.

“Vuçiq tha në konferencën për shtyp se “informacione të caktuara” flasin për, siç tha ai, autorët e mundshëm të krimit dhe se “nuk pajtohen me atë që është komunikuar”. “Unë nuk jam prokuror dhe nuk mund të flas për këtë”, tha Vuçiq, duke shtuar se ai e di “çfarë mund të ketë ndodhur”.

Prindërit cituan edhe deklaratën e Vuçiqit nga një nëntori i 2018-ës:

“Ne kemi informacione dhe oficerët tanë po kërkojnë informacione më të plota. Ne po bëjmë gjithçka dhe ata të jenë të sigurt se nuk do ta fshehim të vërtetën. “Nëse janë shqiptarë apo serbë”, deklaroi atëbotë ai.

Hetimi për masakrën në kafenenë “Panda” në Pejë ka nisur tek në nëntor të vitit 2015 në Prokurorinë për Krimin e Organizuar në Beograd.

Të ngajshme

Shkurte Fejza dhe Shaqir Cërvadiku publikojnë këngën “O Flamur”

Erzana Fazliu

Të shtënat me armë në Prishtinë: Identifikohen dy të dyshuar, njëri arrestohet

Erzana Fazliu

Komisioni i ri Evropian votohet më 27 nëntor

Erzana Fazliu